Studiuesit e kanë konfirmuar se të kundërtat tërhiqen, pasi një në pesë çifte rezulton se nuk kanë asgjë të përbashkët.
Sipas një anketimi ku u analizuan rreth 2000 çifte, u pa se 24% e tyre kanë hobi dhe pëlqime krejtësisht të ndryshme nga njëri-tjetri. Përshembull, shumë prej tyre shprehen se kanë shije muzikore krejt të kundërta me partnerin. Ka dhe nga ata që e thonë pa drojë se janë tërhequr shumë nga pamja, stili i veshjes apo zëri.
Pra mesa duket, të kundërtat funksionojnë bashkë! Të dhënat zbuluan gjithashtu se çiftet kanë më shumë gjasa të kenë preferenca të ngjashme në ushqim ose për vendin ideal të pushimeve, sesa tek zgjedhja e një filmi apo profesioni.
Megjithatë, 11% e tyre pranojnë se për shkak të këtyre kontrasteve, e kanë të vështirë të planifikojnë gjërat për të bërë me partnerin e tyre. 34% e tyre debatojnë para se të marrin një vendim.
Nga ana tjetër, 24% besojnë se çiftet që kanë interesa të kundërta kanë më shumë gjasa të qëndrojnë së bashku. Kjo sipas tyre pasi mund të krijohen biseda më interesante në marrëdhënie.
Nga çiftet e famshëm, Michael Douglas dhe Catherine Zeta Jones e kanë deklaruar hapur se nuk përputhen në asgjë e megjithatë janë tepër të lumtur bashkë.
Të gjitha këto na fusin në mendime: Bashkëjetesa me dikë me të cilin jemi thuajse njësoj, do të ishte e mërzitshme? Kjo nuk dihet ende në mënyrë absolute, por pjesa më e madhe e njerëzve janë më kureshtarë të zhvillojnë diçka me dikë që ju duket ndryshe nga vetja./tvklan.al