Një javë pune me 4 ditë do të përmirësonte mirëqenien e njerëzve

Një javë pune më e shkurtër është rishfaqur në vitet e fundit si një temë me rëndësi politike dhe ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar, me TUC (Trades Union Congres), Partinë e Gjelbër dhe atë Laburiste që e marrin seriozisht reduktimin e orarit të punës si një politikë që mund të rrisë mirëqenien e punonjësve, produktivitetin dhe të përballet me sfidat e automatizimit.

Në Gjermani, IG Metall, sindikata më e madhe industriale në Europë, organizoi vitin e kaluar një grevë e cila mobilizoi 1,5 milionë punonjës dhe fitoi të drejtën për të reduktuar në mënyrë individuale orarin e punës nga 35 orë në javë në 28 të tilla, duke garantuar në të njëjtën kohë mundësinë për t’iu një pune me kohë të plotë.

Ndërkohë që një javë më e shkurtër pune është konsideruar shpesh si në instrument për të rregulluar një model ekonomik defektoz që funksionon për pak persona, më shumë se sa për masën, rritja e interesit në reduktimin e orarit të punës përkon me lindjen e lëvizjeve të fuqishme nëpër botë, që nxjerr në pah një tjetër krizë me të cilën po përballet njerëzimi sot: shterimi i burimeve, degradimi i mjediseve natyrore dhe mbi të gjitha ngrohja e planetit. Edhe në këtë rast shfaqen çështje të ngutshme që lidhen me drejtësinë, me njerëzit në jug të botës që do të vuajnë më shumë pasojat e një sistemi ekonomik që nxit gjerësisht, klasat e të pasurve me një kapital të madh, në veriun e botës.

Prej dekadash tashmë, debati mbi qëndrueshmërinë është dominuar nga thirrjet për konsum etik, më shumë se sa përballja me thelbin e problemit: një sistem ekonomik që i jep përparësi fitimit më shumë se sa mirëqenies së punonjësve dhe madje, ruajtjes së burimeve natyrore të shoqërisë. Në të njëjtën kohë, modelet aktuale të orarit të punës dhe stilit të jetesës lidhen ngushtësisht me një ekonomi krejtësisht të paqëndrueshme, që na imponon të durojmë distanca të gjata për shkak të çmimit të kushtueshëm të banesave dhe ushqimeve jo të shëndetshme, pasi nuk kemi kohë t’i përgatisim vetë.

Grupi ndërqeveritar mbi ndryshimet klimatike (The Intergovernmental Panel on Climate Change) ka bërë të qartë se kufizimi i ngrohjes globale me 1,5 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale kërkon ndryshime të shpejta, të gjera dhe të paprecedenta në të gjithë aspektet e shoqërisë.

Duke pasur parasysh intensitetin aktual të karbonit në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar dhe sasinë e karbonit që po pompojmë në atmosferë për orë pune, është e rëndësishme të qëndrojmë brenda një plani të qëndrueshëm në lidhje me karbonin që do të çonte në reduktimin e orëve të punës me rreth 80 për qind, duke e bërë javën e re të punës me vetëm nëntë orë pune.

Në vend që të flasim se si të rrisim fitimet, kriza klimatike na detyron të ndryshojmë diskutimin dhe të ngremë pyetjen: duke u kushtëzuar nga nivelet aktuale të intensitetit të karbonit në ekonomitë tona dhe nivele aktuale të produktivitetit, sa orë pune mund të përballojmë në të vërtetë?

Siç tregon një studim, edhe në ekonomitë më efikase sa i përket emetimit të dyoksidit të karbonit që arrin pikun e orëve të punës të qëndrueshme në rreth 12 orë në javë (duke marrë parasysh bilancet e karbonit) një shifër rreth 15 orë punë në javë sipas John Maynard Keynes na sjell ndër mend se më shumë kohë e lirë duhet të konsiderohet më pak si luks dhe më tepër një situatë emergjente ekzistenciale.

Në këtë frymë, një hap konkret pas shpalljes së një emergjence klimatike në Britaninë e Madhe mund të jetë zbatimi i menjëhershëm i një jave punë me katër ditë si fazë tranzicioni – jo vetëm për të përmirësuar mirëqenien dhe punën e punëtorëve, por për të kufizuar edhe përdorimin e burimeve dhe emetimeve të gazit, që të sigurojmë një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share