“Albania”, fjala e dytë më e kërkuar nga italianët

Shqipëria ka kohë që komentohet në rrjetet sociale si destinacion interesant për pushime

Vera e vitit 2023 ka zbuluar një sërë tendencash në rrjetet sociale që kanë tërhequr vëmendjen e italianëve në internet.

Fjala më e kërkuar nga italianët është “paga minimale” ndërsa suprizë është fakti që fjala e dytë më e kërkuar në Google, është “Albania”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Tema e “pagës minimale” ka arritur një rekord të padiskutueshëm, duke grumbulluar gjithsej 32,630  kërkime gjatë tre javëve të para të Gushtit. “Albania” zë vendin e dytë, me një shifër po aq domethënëse prej 28,890 kërkimesh, duke e vendosur atë vetëm pak larg nga pozicioni i parë.

Diskutimet për Shqipërinë janë të lidhura më shumë me debatin për rritjen e çmimeve në Itali dhe avantazhet për italianët nga pushimet në plazhet shqiptare.

Shqipëria ka qenë prej kohësh pjesë e debateve sociale por edhe televizive në shtetin fqinj lidhur me ketë temë. Dyndjen e italianëve drejt vendit tonë e konfirmojnë edhe të dhënat zyrtare. Sipas shifrave të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit vetëm në periudhën Janar-Qershor të këtij viti ka patur një rritje me 57% më shumë në raport me po të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Më konkretisht në shifrat e publikuara për 6 muaj vizituan Shqipërinë 310,336 italianë kundrejt 198,031 që ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2022. Ndërsa fjala e tretë është “fatura”.

Sipas të përditshmes italiane “Panorama” e cila i referohet një analizë e kryer nga kompania “Arcadia” rezulton se 80% e debateve në rrjetet sociale për fjalën “faturë” dhe “Shqipëri” janë zhvilluar kryesisht në Facebook. Kohët e fundit faturat e kripura të bareve dhe restoranteve në Itali kanë ngjallur interes të madh e shpeshherë kanë ndezur diskutime të nxehta në mediat sociale.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share