Një grua ka rënë nga ndërtesa në lagjen Emshir në Prishtinë.
Ajo ka pësuar lëndime trupore, ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth 18:00, kemi pranuar informatën se në lagjen Emshir në Prishtinë, një person (femër) ka rënë nga një ndërtesë, dhe e njëjta ka pësuar lëndime trupore. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha zëdhënësja Ahmeti.