Formimi i gropave në Konya të Turqisë dhe përreth po rritet përditë. Një gropë e re është hapur në një tokë bujqësore. Gropa e formuar është vërejtur nga banorët.
Drejtori i Universitetit Teknik në Konya, Fetullah Arik, ka thënë se një gropë hapet në rajon gjatë çarjeve që shkaktohen nga tërmeti.
“Një gropë me diametër prej 37 metrash dhe thellësi 12 metra është formuar. Nëse e shohim nga ana gjeologjike, në përgjithësi gropa është e përbërë nga shkëmbinj karbonatikë. Prodhimi bujqësor sërish mund të bëhet në pjesë të këtyre formacioneve. Kjo është gropa e parë që është krijuar këtë vit. Janë mbi 100 gropa që janë formuar në rajon deri sot”, ka thënë ai, shkroi CNNTurk.
Arik ka shtuar se ndërsa ka faktorë të ndryshëm që ndikojnë në formimin e tyre, si për shembull uji, ai ka theksuar se një nga më kryesoret që ndikon në formimin e gropës është tërmeti.
https://twitter.com/Rainmaker1973/status/1629467140976697346