“Një gomë nga hiçi” çan xhamin e kamionçinës në ecje, shoferi humb ndjenjat ndërsa pasagjeri…

Një aksident i çuditshëm ka ndodhur në Florida. Mediat e huaja shkruajnë se një “objekt i panjohur” ka goditur xhamin e përparmë të një kamionçine në ecje. Mësohet se në makinë ndodheshin 3 persona.

Objekti që erdhi nga hiçi dyshohet se ishte një gomë, e cila çau xhamin dhe la pa ndjenja shoferin. Menjëherë pas këtij momenti, një nga pasagjerët është përpjekur të mbajë nën kontroll timonin, por makina është përplasur. Fatmirësisht, shoferi dhe pasagjerët nuk kanë marrë lëndime të rënda dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet policore të Florida-s kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po merret me zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Fotot e mëposhtme tregojnë gjendjen e kamionçinës pas përplasjes. Objekti nuk u gjet në makinë, por hetuesit kanë dyshime të forta se ka qenë një gomë kamioni./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share