Një fëmijë u zhduk nga çerdhja, prindërit kërkojnë shkarkimin e drejtoreshës

Një fëmijë disa orë u zhduk nga kopshti “Detska Radost” në Autokomnandë të Komunës së Gazibabës në Shkup, ku pastaj u gjet, kanë lajmëruar disa prindër përmes emailit. Bëhet fjalë për 116 prindër të ciët janë tmerruar nga fakti se ka ikur nga kopshti një fëmijë e me këtë siguria e fëmijëve është vënë në pikëpyetje.

“Konkretisht, më datë 20.06.2023, në objektin “Temjanushka” në kopshtin “Detska Radost në Autokomandë, një fëmijë është larguar nga kopshti për shkak të mungesës kujdesit të punonjëses. Fatmirësisht fëmiju u gjet pas një kohe. Punonjësja në kopshtin R.P. nga grupi i të cilit ka ikur fëmija ka marrë vetëm vërejtje”, thuhet në letrën e hapur.

Bëhet fjalë për nënë të vetme ku po i bëhet presion që mos të flasë për rastin publikisht. Për këtë i ofrohet që fëmijun të tansferojë në çerdhe tjetër dhe zbrit participimin për pagesë në çerdhe, thonë prindërit.

Ndryshe kontaktuam edhe me drejtoreshën e çerdhes Aneta Petovska por na tha që është në mbledhje por se qëndrimin do ta japë kur të kryejë me mbldhjen./ KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share