Një delegacion nga Lugina ngrit çështjen e shqiptarëve edhe në Parlamentin Evropian

Këshilltarja e kryeministrit Kurti për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se nga nesër, bashkë me anëtarët tjerë të delegacionit nga Lugina e Preshevës, do të jem në vizitë treditore në Bruksel.

Sipas saj, do të ngritet problematika e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Evropës.

“Pas ngritjes së problematikës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kongresin e Senatin Amerikan dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, adresa jonë e rradhës do të jetë Parlamenti Evropian. Nga nesër, së bashku me anëtarët tjerë të delegacionit nga Lugina e Preshevës, do të jem në vizitë 3 ditore në Bruksel për të ngritur problematikën e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Evropës”, ka shkruar ajo.

Sinani tha se për këto tri ditë në Bruksel, do të zhvillojnë 12 takime me udhëheqësit më të lartë të Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian, përcjell Klankosova.tv.

“Pozita e vështirë e pakicës shqiptare në Serbi dhe diskriminimi konsistent do të jenë thelbi dhe tema kryesore e këtyre takimeve jashtëzakonisht të rëndësishme.Kushtëzimi i rrugëtimit të Serbisë në integrimet evropiane do të duhej të kushtëzohej me realizimin dhe plotësimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi në përgjithësi, e në veçanti në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Zgjidhja më afatgjate dhe më e duhura do të ishte implementimi i reciprocitetit në të drejta të serbëve që jetojnë në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi”, shkroi tutje ajo.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share