Një çift nga Ukraina u kurorëzua në martesë në Britaninë e Madhe. Ceremonia e tyre ishte sa e veçantë aq edhe prekëse. Kjo pasi në karriget ku duhet të ishin të ftuarit, ata kishin vendosur fotografi të miqve e familjarëve, që nuk mundën të ishin të pranishëm. Nusja u detyrua që të largohej nga vendlindja e saj për shkak të luftës.
Sipas asaj që shkruan DailyMail, Maria Bilyk, 23-vjeçe dhe Vitalij Melynik, 27 vjeç, u martuan pas një lidhje të gjatë që kishin mbajtur në distancë mes dy vendeve që prej 2019-s.
Martesa e tyre ishte planifikuar që të mbahej në Lviv më herët gjatë kësaj vere, pasi Vitalij, i cili pjesën më të madhe të kohës ka jetuar në Britani, i propozoi 23-vjeçares gjatë një vizite surprizë në Ukrainë, në Dhjetor të 2021.
Por kur në Shkurt, Rusia nisi pushtimin e saj, planet e çiftit u pezulluan dhe Maria u detyrua të arratisej./tvklan.al