“Një Ballkan pa kufi”, Ali Ahmeti: Ëndrra ime, Shtetet e Bashkuara të Europës!

Që prej vitit 1912, kur trojet shqiptare u shpërndanë në disa shtete, ëndrra e të gjithë patriotëve shqiptarë dhe i shqiptarëve në Shqipëri ishte bashkimi i të gjitha trojeve të mbetura jashtë me Shqipërinë. Që prej vitit 1990, Ibrahim Rugova përpunoi një teori të re, që në kontekstin gjeopolitik ishte shumë i drejtë, atë për pavarësinë e Kosovës. Në 2001 Ali Ahmeti zbatoi një teori të re, që ishte ‘shqiptarët element i rëndësishëm shtetformues në Maqedoni’. E realizoi. E nisi me marrëveshjen e Ohrit dhe tashmë, simbolikisht u përmbyll me fakti që Maqedonia e Veriut drejtohet nga një shqiptar. Edhe një periudhë tjetër historike u përmbyll… Nda sot e tutje, a ka një objektiv të ri Ali Ahmeti? Ja si përgjigjet ai në intervistën e dhënë për gazetarin Blendi Fevziu, në Opinion.

“Sigurisht! Mirë i menduar, mirë i studiuar. Pse të ekzistojë kufiri mes meje dhe teje? Pse mos e bëjmë që ai kufi të mos ekzistojë, ashtu siç e ka bërë Europa, i ka hequr kufijtë mes Gjermanisë dhe Francës, janë hequr. Janë hequr mes Gjermanisë, Austrisë. Ëndrra ime është Shtetet e Bashkuara të Europës, lerë Ballkanin pa kufi…  dhe Europa duhet ta përshpejtojë procesin, sepse duke pasur një Ballkan me flakë, do plagoset edhe vetë. Nuk ka qetësi Europa pa u rehatuar, paqësuar dhe pajtuar Ballkani Perëndimor. Europa është e vogël krahasuar me perandorinë dhe Arushën Polare, Rusinë. Ne jemi aq të vegjël krahasuar me kufijtë me Rusinë dhe e keqja sot na vjen ne nga Moska. Rusi, Kinë, kundër procesit tepër të natyrshëm. Se ne vendet e Ballkanit Perëndimor duam të jemi, sepse natyrshëm jemi Europë. Fundi fundit, djepi i Eropës është Mesdheu. Të gjitha shtetet, popujt, kombet, që jetojnë në veriun më të largët, djepin e parë e kanë pasur në Mesdhe”.

Ali Ahmeti e drejton BDI-në që prej vitit 2002 duke fituar pothuajse të gjitha zgjedhjet. Së fundmi, nga partia e tij doli edhe kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi, i cili do të drejtojë qeverinë teknike atje./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share