ZGJEDHJET PARLAMENTARE
Filloi fushata për zgjedhjet parlamentare. Në garë për zgjedhjet e 8 majit janë 17 parti, kurse për herë të parë përputhen dy fushatat zgjedhore. Partitë politike dhe koalicionet dje nënshkruan Kodeksin për zgjedhje të lira e demokratike.
Partitë politike nisën me fushatën zyrtare për zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024, të cilat do të jenë të 11-tët me radhë që nga pavarësimi i vendit.
Gjithsejt 17 parti në 20 ditët e ardhshme, para votuesve do t`i prezantojnë ideologjitë, ambicjet dhe aspiratat pasi KSHZ-ja pranoi listat e kandidatëve të të tyre për deputetë në Kuvend. Në këto zgjedhje do të ketë dy parti politike më shumë se sa në zgjedhjet e vitit 2020 kur garuan 15 parti.
Për herë të parë, fushata parlamentare do të zhvillohet paralelisht me fushatën për zgjedhjet presidenciale që nisi më 04 Prill, kurse duhet të përfundojë më 22 Prill me hyrjen në fuqi të heshtjes 48 orëshe. Gjatë heshtjes, do të zhvilohet fushata për zgjedhjet parlamentare.
Në garën zgjedhore, partitë e mëdha politike, tradicionalisht bëjnë koalicione me parti më të vogla.
Koalicioni “Maqedonia Yte” që udhëhiqet nga VMRO-DMNE-ja numron 21 parti.
LSDM-ja është në krye të “Koalicionit për të ardhme Evropiane” bashkë më 14 parti.
Në bllokun shqiptar BDI-ja udhëheq me koalicionin “Frontin Evropian” ku bëjnë pjesë ASH-ja e Ziadin Selës, PDSH-ja, Lëvizja “Populli”, Partia Demokratike Evropiane si dhe parti të komuniteteve turke, rome dhe boshnjake.
Ndërkaq koalicioni VLEN I opozitës shqiptare përbëhet nga Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike, Alternativa, ASH-ja e Taravarit si dhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut.
Rrethi i parë I zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, derisa rrethi I dytë bashkë me zgjedhjet parlamentare më 8 maj.
Monitorimin e zgjedhjeve do ta bëjë Zyra për Institucione dhe të Drejta të Njeriut – OSBE/ODIHR ku do të ketë 300 monitorues afatshkurtër dhe 20 afatgjatë.
Deri tani janë akredituar 36 monitorues nga vende të huaja, kurse numri I tyre pritet të rritet.