Gjatë ceremonisë së nisjes në terminalin ‘Marmara Ereglisi LNG’ në provincën veriperëndimore turke Tekirdag, ministri bullgar i Energjisë, Rossen Hristov, përshëndeti rëndësinë e kësaj dite për dërgesën e parë të gazit në Bullgari.
Drejtori i përgjithshëm i korporatës BOTAŞ, Burhan Ozcan, tha se transmetimi i gazit do të jetë një hap fillestar në garantimin e sigurisë së furnizimit me energji jo vetëm për Türkiye-n, por edhe për Bullgarinë dhe Evropën.
Po ashtu edhe Hristov, nga ana e tij, tha se partneriteti do të garantojë siguri energjetike jo vetëm për Bullgarinë, por për të gjithë Evropën juglindore dhe qendrore.
Hristov theksoi se të dyja palët aktualisht po eksplorojnë mundësi të tjera të projekteve të gazit dhe energjisë. Ai po ashtu shtoi se Bullgaria e konsideron Türkiyen një partner të besueshëm.
Ministri bullgar konfirmoi se një marrëveshje tjetër që do të mundësojë zgjerimin e infrastrukturës në Turqi, Bullgari, Rumani, Hungari dhe Sllovaki do të nënshkruhet më 25-26 prill.
“Dërgesa e sotme do të jetë rreth 55 milionë metër kub (mcm), por do të kemi një dërgesë totale vjetore prej 1,5 miliard metra kub (bcm). Ky kapacitet është në pozicion për t’u rritur me rritjen e kërkesës. Teknikisht, ne e kemi këtë mundësi”, tha ai.
Më 3 janar, Turqia dhe Bullgaria nënshkruan një marrëveshje për transmetimin e deri në 1,5 miliard metra kub gaz natyror në vit.