Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve në veri të Kosovës

KATËR KRYETARËT E SAPOZGJEDHUR JANË SHQIPTARË

Janë certifikuar rezultatet në komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe. Pas bojkotit që u bënë serbët zgjedhjeve katër kryetarët e sapozgjedhur janë shqiptar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve në katër komunat e veriut të banuara me shumicë serbe.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas rezultateve në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq kanë fituar kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa në Zveçan dhe Zubin-Potok ata të Partisë Demokratike të Kosovës.

Profesori i gazetarisë dhe analisti politik Rrahman Pacarizi e sheh të vështirë funksionimin e kryetarëve shqiptar në katër komunat me shumicë serbe.

Ai thotë se me bojkotimin e zgjedhjeve Serbia ka dëshmuar që është e interesuar të prolongojë situatën me Kosovën.

Në zgjedhjet e 23 prillit në këto katër komuna kanë votuar vetëm 3.47 % e qytetarëve me të drejtë vote.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share