RIVOTIMET E 22 MAJIT
Nis zbatimi i rivotimit në disa vendvotime ku KSHZ-ja konstatoi, kurse Gjykata Administrative konfirmoi parregullsi gjatë votimeve në zgjedhjet parlamentare të 8 majit.
Të mërkurën e 22 majit, në të shtatë vendvotimet, të drejtë vote, kanë gjithsejt 4.336 qytetarë.
Në Njësinë e 6-të Zgjedhore do të votohet vetëm në vendvotimin 2101 në Komunën e Zhelinës.
Në këtë vendvotim të drejtë vote kanë 992 votues. Në zgjedhjet e 8 majit, votuan 48.29% e votuesve apo 479.
Në Njësinë e 5-të Zgjedhore votohet në gjashtë vendvotime.
Në Strugë votohet në vendvotimin 1848, ku janë të regjistruar 576 votues. Më 8 maj votuan – 64.06% apo 369 votues.
Në Ohër votohet në vendvotimin 1272 me 711 votues të regjistruar. Më 8 maj, votuan 63.29% apo 450 votues.
Votohet edhe në dy vendvotime në Krushevë.
Në vendvotimin 1194 ka 469 votues të rejistruar, kurse në zgjedhjet e fundit votuan 76.55% apo 359 votues.
Në vendvotimin 1202 shënohen 298 votues të regjistruar, kurse më 8 maj, votuan 35.23% apo 105 votues.
Votohet edhe në dy vendvotime në Komunën e Dollnenit.
Në vendvotimin 1470 janë të regjistruar 658 votues, kurse në zgjedhjet e fundit votuan 56.23% apo 370 votues.
Në vendvotimin 1470/1 janë 632 votues të regjistruar. Më 8 maj votuan 52.53% apo 332 votues.
Sot votojnë të sëmurët dhe të burgosurit në vendvotime në Ohër, Krushevë, Strugë, Dollnen dhe Zhelinë.
Për shkak të rivotimit në fuqi është obligimi për heshtje parazgjedhore që nisi mbrëmë në mesnatë, kurse do të përfundojë të mërkurën në ora 19.00 kur mbyllen vendvotimet. /tvklan.mk/