Nis takimi i liderëve të BE dhe BP

Në takim merr pjesë edhe Zelensky, mungon Shqipëria

Ka nisur në Greqi darka informale e krerëve të BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor e thirrur nga kryeministri grek Qiriakos Mitsotakis. Në këtë takim që ka nisur rreth orës 20 me orën lokale të Greqisë marrin pjesë edhe krerët e vendeve të Ballkanit që janë anëtare të BE-së, ndërsa mungon Shqipëria.

Darkës informale i parapriu edhe disa takime dypalëshe që kryeministri grek zhvilloi me Zelensky-n dhe me disa nga liderët që marrin pjesë në të. Përpara takimit Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen tha se pjesë e diskutimeve është edhe persepktiva europiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ne duhet t’i afrojmë shumë më shpejt miqtë tanë, anëtarët e mundshëm të BE-së. Ne do të vazhdojmë të thyejmë barrierat midis rajoneve tona”, shkroi Ursula von der Leyen në rrjetet sociale.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share