Nis stërvitja “Seven Stars 2022” në organizim të SEEBRIG

Komanda e Brigadës për Evropën Juglindore (SEEBRIG), e stacionuar në RMV, nga sot filloi me realizimin e stërvitjes me asistim kompjuterik “Seven stars 2022”, që mbahet cdo dy vite dhe paraqet një nga aktivitetet kryesore për trajnim të SEEBRIG.

Stërvitja është e karakterit ndërkombëtar, sqarojnë nga Shtatmadhoria e ARMV-së, dhe ka për qëllim përmirësimin e aftësive operative të Komandës së brigadës dhe njësive të bashkangjitura në kuadër të brigadës, për të përmirësuar interoperabilitetin gjatë pjesëmarrjes në operacione për mbështetje të paqës, asistencave humanitare dhe operacioni gjatë katastrofave.

Në stërvitjen që do të realizohet deri më 10 Tetor me mbështetje të ARMV-së, do të marrin pjesë më shumë se 200 pjesëtarë civil dhe ushtarak të vendeve anëtare të SEEBRIG si dhe mbikqyrës të koamndave të NATO-s për shpërdarjje të shpejtë në Greqi dhe Turqi, OSBE dhe komanda të ngjashme multikombëtare. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share