Spektakli më i madh i kërcimit në vend
Rikthehet në ekran “Dance With Me”, spektakli më i madh i kërcimit, i cili këtë sezon vjen me risi të shumta.
“Juria besoj që është një formacion fantastik, super kombinim. Kemi dy profesionistë të shkëlqyer, me tituj, me trofe, edhe një komedian të gjithanshëm. Kasti pastaj është zjarr-zjarr, shumë bukur”, shprehet Alketa Vejsiu.
Entuziastë për këtë eksperiencë janë dhe dy balerinët e suksesshëm Ilir Shaqiri dhe Klaudia Pepa të cilët janë bashkuar enkas nga Italia si pjesë e jurisë.
“Kjo është skena ime dhe tani jam shumë e lumtur që kthehem me një xhaketë tjetër, le të themi…”, thotë Klaudia Pepa.
“Dance With Me është një spektakël ku do mbizotërojë sfida. Dëshirat e mia në këtë spektakël janë dy, që për momentin nuk jua them, po sigurisht njëra është primare dhe është ajo që të kërcej një herë tjetër me vajzën”, shprehet Ilir Shaqiri.
Hapësira skenike e këtij produksioni gjigand, rezervon një risi jo të zakontë. Për herë të parë në një ekran shqiptar vjen një skenë e përdorshme në 360 grade, madje duke i dhënë mundësinë spektatorit të ndjehet si një prej personazheve të show-t.
“Koncepti i skenografisë këtë vit konsiston në shfrytëzimin maksimal të hapësirës së këtij teatri duke e bërë të përdorshëm në 360 gradë. Një hapësirë ku publiku shndërrohet në skenografi, ku dyshemeja është skenografi, që të mund të përftohet kërcimi me të gjithë elementët e mundshëm”, shprehet skenografia Patrizia Bocconi.
Nga ana tjetër, në sallën e kërcimit, personazhet e njohur të ekranit kanë disa javë që përgatiten nën kujdesin e koreografes Enada Hoxha.
“Unë kam ardhur me një dëshirë të madhe, por dhe me një ambicie të madhe, pas kaq vitesh që rikthehem”, thotë koreografja Hoxha.
Cilët janë më të talentuarit në kërcim dhe ata që do të dhurojnë spektakël me batutat dhe karakterin e tyre, mbetet t’i zbulojmë javë pas jave, në “Dance With Me” Albania, spektakli i cili e ka premierën sonte në orën 20:15 në Tv Klan.
Tv Klan
https://youtu.be/aOZLnZe6zVQ