Nis samiti i “Procesit të Berlinit”

Ka nisur punën ditën e sotme samiti i “Procesit të Berlinit”, i cili mbledh krerët e Ballkanit Perëndimor.

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski sot merr pjesë në takimin e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit për Procesin e Berlinit, që në organizim të kancelarit gjerman Olaf Sholc, mbahet në kryeqytetin gjerman, Berlin.

Në përbërje të delegacionit qeveritar do të jenë zëvendës kryeministri i obliguar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Shqipëria në këtë samit përfaqësohet nga Kryeministri Edi Rama, Kosova, përfaqësohet  nga kryeministri Albin Kurti, ndërsa Serbia, nga kryeministrja Ana Brnabiç.

Në fokus të këtij samiti do të jetë  kriza energjetike dhe për mënyrat alternative që duhen gjetur për të siguruar këtë produkt. Liderët e rajonit do të nënshkruajnë 3 marrëveshje që parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti, njohjen e diplomave universitare dhe njohjen e kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share