Në katër vitet në vijim kombëtaren e futbollit do ta ndiqni në ekranin e Tv Klan. Duke filluar nga sot me sfidën ndaj Izraelit për Ligën e Kombeve. Të dyja skuadrat kanë nga 1 pikë. Kush fiton sot merr kreun e grupit 2 në Ligën B.
Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, ka ndryshuar tërësisht sulmin përballë izraelitëve dhe u ka besuar Uzunit e Brojës. Ndërsa nga krahu tjetër ka shumë elementë të rinj, gati për të lënë gjurmë në ndeshje.
Më poshtë ndiqni momentet kyçe të sfidës.
SHQIPËRIA: Berisha, Veseli, Ismajli, Gjimshiti, Balliu, Abrashi, Bajrami, Asllani, Hysaj, Uzuni, Broja
IZRAELI: Marciano, Leidner, Goldberg, Miguel Vitor, Dasa, Karzev, Jaber, D. Peretz, Solomon, Abada, Weissman
ARBITËR: Tiago Martins / Asistentë: Luis Campos, Rui Teixeira
Transmetimi në Tv Klan. Ndeshja komentohet nga Alban Xhihani dhe Ernest Gjoka. Në stadiumin “Air Albania”, Viola Spiro