Lideri I LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi se më 24 nëntor, LSDM-ja do ta zgjedh Këshillin e ri Qendror dhe Ekzekutiv si dhe udhëheqësinë e gjithmbarshme partiake.
Në Kongres do të diskutohen edhe politikat e ardhshme dhe veprimit politik partiak.
“Kemi komunikime vazhdimisht me qytetarët. Më 24 nëntor është caktuar Kongresi ku do të zgjidhen organet e reja partiake, pas cka do të përforcohen të gjitha aktivitetet. Për momentin në LSDM ndodh konsolidimi I rëndësishëm dhe aktivisht po punohet për kthimin e besimit në parti. Ka përmirësim të dukshëm të atmosferën brendapartiake. Është kthyer entuziazmi, aderojnë anëtarë të rinj që nuk kanë votuar për ne, kështu që edhe pse procesi nuk ëhstë I lehtë dhe merr kohë, vlerësoj se konsolidimi I partisë definitivisht ka filluar”, deklaroi Filipçe.