Maqedonia e Veriut bashkë me Francën bënë historinë e hendbollit duke zhvilluar ndeshjen e parë para më shumë se 50.000 tifozëve.
Është kjo ndeshja e parë e Kampionatit Evropian të Hendbollit që zhvillohet në Gjermani, kurse ndeshja RMV-Francë nisi në stadiumin ‘Merkur Shpil Arena” në Dyzeldorf, në terren futbollistik, i cili për këtë event sportive është ridestinuar si arenë hendbolli.
Ndeshja e sotme zhvillohet në stadiumin e ish-skuadrës së Bundesligës gjermane Fortuna 95, kurse transformimin nga stadiumi në sallë hendbolli mund ta shikoni në videon 15-sekondëshe të Federatës Evropiane të Hendbollit – EHF./KlanMacedonia
View this post on Instagram