Nis ‘Debat Plus’ në Klan M: Në fokus zgjedhjet 2024 dhe shqiptarët!

ZGJEDHJET 2024

“Mirëmbrëma teleshikues të Klan Maqedonisë. Nisim këtu një rrugëtim të ri…”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Debat Plus me Ermal Pandurin vjen në Klan Maqedoni, çdo të martë dhe të premte, me të ftuar dhe analistë, por edhe me ekskluzivitete. Tema diskutimi, padyshim se do të jenë zgjedhjet e dyfishta në vend.

I ftuari i parë, kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, bëri publike marëveshjen me BDI-në, por jo vetëm.

“Sot unë dhe zoti Ahmeti e kemi mbyllur marrëveshjen, e cila do të nënshkruhet të hënën në ora 12 në pallatin e kulturës, kemi pasur biseda të gjata, dhe është ide e zotit Ahmeti që para dy viteve. Kjo ide dalngadalë është pjekur mes BDI-së dhe PDSH-së, po ashtu ditën e hënë do të nënshkruajm marrëveshje me partinë Evropiane të Integrimit të Arianit Hoxhës, planifikohet edhe me një parti turke, boshnjake dhe disa shoqata” – tha Menduh Thaçi

Sipas profesorit dhe analistit Nuri Bexheti marrëveshja që do të nënshkruhet është në favor të shqiptarëve.

“Bota shqiptare në RMV po bëhet në dy blloqe. Një bllok I VLEN-it që ideja e tyre është e lexueshme, ata kanë marrë rrugë, janë në paranegociim, me partinë më të madhe opozitare VMRO-në” – tha Nuri Bexheti, analist.

-A je i sigurtë se këtë nuk e bën edhe BDI-ja?

Ata i kanë ndarë edhe postet.

Analisti Lirim Mehmetaj nuk dëshiron që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të bien në kurthin, sic tha, që kanë rënë shqiptarët e Kosovës, për t`i harruar sukseset e mëparshme.

“Njëjtë edhe në Maqedoni, nuk kish pas dëshirë me I parë shqiptarët t`u provu pas një ideje, korrupsioni, gropa në rrugë e me harruar sukseset e mëdhaja që I kanë pasur këto 20 vjet” – tha Lirim Ahmetaj, analist.

Maqedonia e Veriut gjendet në udhëkryq, tha analisti Imer Mushkolaj. Ai përmendi implikimin e Kurtit në zgjedhjet në Maqedoni, duke shtruar cështjen se si të bëhet dallimi midis Kurtit dhe shtetit të Kosovës.

“z.Thaçi e ka një qëndrim se z.Kurti nuk i përkrah këto parti opozitare në Maqedoni, por këta përpiqen që ta tërheqin Kurtin, pjesë të fushatës së tyre, nëse nuk gaboj” – tha Imer Mushkolaj, analist.

“Involvimi I Qeverisë së Kosovës dhe Kryeministrit është I dëmshëm për vetë Kosovën, jo për mua. “Nëse Albin Kurti I jep zor deri në fund, atëherë vjen këtu edhe PDK-ja, vjen edhe PS-ja, vjen edhe Edi Rama dhe neve na e vendosin atë kurrorë që na e qëndisin sllavët 100 vjetët e fundit” – tha Menduh Thaçi.

Pas zgjedhjeve të fundit, Thaçi paralajmëron se Maqedonia do të përballet me një situatë politike serioze. Ai shpreh shqetësimin se tendenca e VMRO-së për të formuar qeveri me grupacione të vogla do të sjellë një krizë të madhe politike. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share