Nis ”Ballkani i Hapur” në Beograd

MBAHET PANAIRI I VERERAVE DHE USHQIMIT

Në kryeqytetin serb Beograd u zhvillua ceremonia e hapjes së edicionit të parë të Panairit të Verërave, pjese e nismes se Ballkanit te Hapur. Sipas kryeministrit Rama ky event do të zhvillohet çdo vit nga njëri kryeqytet në tjetrin, “duke u kthyer hap pas hapi në një instrument të rëndësishëm ekonomik e turistik”.

Kryeministri Edi Rama, presidenti Serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski kanë prezantuar në panairin e verës të mbajtur në Beograd simbolin e Ballkanit të Hapur. Logo përfshin gërmat O dhe B që tregon Open Balkan, ku janë të shkrirë së bashku tre flamujt e shteteve, ai i Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Logo u prezantua më momentin kur tre liderët u ngjitën në podium për të bërë foton zyrtare të panairit.

Kryeministri Rama tha se Ballkani i Hapur sherben per te lene pas konfliktet e se kaluares

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç theksoi se Ballkani i Hapur nuk i ka sjellë asgjë të keqe askujt, duke shtuar se kritikët e kësaj nisme janë duke gjetur gjilpërën në kashtë.

Ne po përpiqemi që të heqim barrierat që kanë ekzistuar në këtë rajon. Do te kemi ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe atë të Hungarisë, kjo tregon interesin edhe të vendeve të tjera për nismën e Ballkanit të Hapur.

Dua të falënderoj në emrin tim, Edit, Dritanit, Dhimitrit dhe të Anës këta persona që ndihmuan për këtë panair. Kritikët e Ballkanit të Hapur po gjejnë gjilpërën në kashtë. Ballkani i Hapur sjell vetëm gjëra të mira e ne do të punojmë më me zell, që ta bëjmë rajonin më tërheqës për këdo.

Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski, tha se kuptimi i vërtetë i nismes Ballkani i Hapur, shihet pikërisht në kohën e tanishme. krizës botërore dhe shprehu besimin se panairi do të marrë karakter tradicional.

A është e mundur të mbahet një panair si ky vetëm në Maqedoninë e Veriut apo vetëm në Shqipëri apo vetëm në Serbi? Eshte e pamundur. Sepse një numër kaq i madh ekspozuesish është i mundur vetëm nëse e bëjmë së bashku. Sot, ata të gjithë kanë një shans të barabartë për të prezantuar produktet e tyre para qindra mijëra pjesëmarrësve. Në një kohë krize botërore, kur të gjitha vendet e botës po përpiqen të sigurojnë jetesën e qytetarëve të tyre, për shkak të pasojave të luftës në Ukrainë dhe pandemisë, del në pah kuptimi i vërtetë i Ballkanit të Hapur, tha Kovaçevski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share