DUELE INTERESANTE NË LIGËN E KAMPIONËVE
Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për ndeshjet e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, Ligën Europë dhe Ligën e Konferencave.
Dueli më interesant në raundin e parë eliminator do të jetë ndeshja Napoli – Barcelona.
Porto në ndeshjen e parë pret Arsenalin, kurse interesim të madh do të shkaktojë ndeshja Inter – Atletiko Madrid.
Mbrojtësi i titullit Mançester Siti takohet me Kopenhagenin, kurse Real Madridi me Lajpcigun.
PSV Ajnd`hoven për kundërshtar do ta ketë Borusia Dortmundin, kurse PSZH-ja Real Sociedadin.
Ndeshjet e para do të zhvillohen më 13, 14, 20 dhe 21 shkurt, kurse revanshet më 5, 6, 12 dhe 13 Mars.
Edhe në Ligën Evropa priten duele interesante, ku do të takohen;
FEYENORD – ROMA
MILAN – REN
LENS – FRAJBURG
JANG BOJS – SPORTING LISBONË
BENFIKA – TULUZ
BRAGA – KARABAG
GALATASARAJ – SPARTA PRAGË
SHAHTJOR – MARSEJ
Ndeshjet e para do të zhvillohen më 15 shkurt kurse ato të kthimit më 22 shkurt.
Shorti është tërhequr edhe në Ligën e Konferencave. Takohen;
SHTURM GRAZ – SLOVAN BRATISLAVA
UNION SG – AJNTRAHT FRANKFURT
OLIMPIAKOS – FERENCVAROS
MOLDE – LEGIA
SERVET – LUDOGOREC
BETIS – DINAMO ZAGREB
AJAKS – BODO GLIMT
MAKABI HAIFA – GENT /KlanMacedonia