Nikolov: Shëndetësia me këtë qeveri është me ‘afat të skaduar’

Nikolovska: Largimi i mjekëve të rinj është shqetësues

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv, të VMRO-DPMNE –së Dr. Igor Nikolov në panelin e sotëm me titull “Shëndeti” theksoi se përkundër numrit të madh të punonjësve administrativë në institucionet shëndetësore gjërat duhet të kishin shkuar vetvetiu, dhe në vend të kësaj, pacientët përballen me lista të gjata dhe pritjeje. Sipas tij jemi vonë me infrastrukturën në shëndetësi, por edhe me listën pozitive të barnave të skaduara dhe qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë nuk po bëjnë asgjë.

“Realisht, mjekët mendojnë se për kaq shumë punëtorë administrativë puna duhet të shkojë vetvetiu dhe kjo fatkeqësisht nuk është kështu, për fat të keq listat e pritjes janë të gjata, planet e pritjes janë të gjata dhe gjithçka është e zgjatur”, tha Nikolov.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Mjekja  Aleksandra Nikolovska, thotë se argimi i mjekëve të rinj nga Maqedonia është shqetësues, për këtë sipas saj nevojiten ndryshime rrënjësore dhe motivim.

“Duhet të bëjmë ndryshime reale dhe rrënjësore në sistemin shëndetësor në Maqedoni. Emigrimi dhe reformat janë dy fjalë kyçe që ndërthuren dhe këtë më së shumti e vërejmë ne mjekët e rinj, sepse largimi nga Maqedonia është shqetësies dhe për këtë nuk ka asnjë motivim, asnjë inkurajim nga shteti”, 

Sipas bashkëbiseduesve në panel, mungesa e kuadrit në shëndetësinë publike dhe largimi i studentëve të mjekësisë jashtë vendit është për faktin se ata nuk i kanë kushtet për t’u regjistruar në specializimin e duhur. /KlanMacedonia

https://youtu.be/WDDxOt4Tnlc

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share