Nikollovski: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk varen nga fillimi i negociatave

KUZESKA: RMV-ja I KA PLOTËSUAR TË GJITHA KUSHTET PËR FILLIMIN E NEGOCIATAVE

 Partia opozitare maqedonase vlerson se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk varen nga fillimi i negociatave dhe për këtë aryse insistojn që të mbahen të njejtat. Nga pushteti thonë se RMV-ja i ka plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e negociatave dhe vendit nuk i duhen zgjedhje.

 Partia opozitare Vmro Dpmne insiston që vendi të shkoj në zgjedhje të parakoshme parlamentare, sipas nënkryetarit të kësaj partie Aleksandar Nikoloski, zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk varen nga fillimi i negociatave.Sipas,Nikoloskit ka muaj që opozita është përpjekur të bindë qeverinë për të mbajtur zgjedhje të parakohshme parlamentare përmes dialogut politik. Por sipas tij, tani më ajo kohë ka përfunduar dhe për këtë arsye,  në Kuvend ka një bllokadë aktive dhe me 18 qershor do të zhvillohet protesta që opozita e qyan protestë mbarëkombëtare.

Unë absolutisht nuk mendoj se zgjedhjet e parakohshme parlamentare varen nga fillimi i negociatave. Ne duam dhe dëshirojmë që Maqedonia të fillojë negociatat me BE-në, jo për shkak të qeverisë, por sepse këtë e merritojnë qytetarët e Maqedonisë. Nga ana tjetër, kriza politike është aq e thellë, kriza ekonomike po forcohet, fatkeqësisht edhe Maqedonia po përballet me krizë kombëtare. Më 18 qershor do të mbahet protesta pres që dhjetëra, ndoshta qindra mijëra qytetarë ta vizitojnë atë protestë mbarëkombëtare, e cila do të shpreh qartë mesazhin për pushtetin se në Maqedoni duhet të bëhen ndryshime”, tha Aleksandar Nikoloski.

 Nga pushteti thonë se i kanë plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e negociatave. Ndërkaq, thonë se  Mickoski do të mbahet mend për mënyrën se si i rrëzoi pozitat shtetërore në raport me Bullgarinë dhe se si i tradhtoi interesat kombëtare maqedonase.

Republika e Maqedonisë së Veriut i ka plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e negociatave me BE-në dhe mosfillimi i tyre është vetëm për shkak të bllokadës së Bullgarisë. Edhe një vendim i Këshillit Evropian konfirmon se ne i kemi plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e negociatave. Është një fakt i njohur dhe i konfirmuar nga të gjithë, deklaroi Bogdanka Kuzeska nga LSDM

 Përderisa vazhdojnë përplasjet mes vete. Partive më të mëdha maqedonase në vend dakordohen vetëm me një pik që Interesi shtetëror dhe kombëtar i qytetarëve duhet të jetë emëruesi i përbashkët i të gjithë politikanëve përgjegjës dhe partive politike në RMV./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share