KONKURSI I FUNDIT NGA IPARD 2 DO TË SHPALLET MË 4 GUSHT
Në disa ditët e ardhshme pritet që Brukseli të dërgojë marrëveshjen financiare për Programin IPARD 3 në të cilin saktë do të dihet buxheti dhe masat, tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski.
Ai theksoi se menjëherë më pas, do të shpallet edhe konkursi me çka edhe zyrtarisht të parët në rajon do të fillojmë me realizimin e periudhës së re programore nga IPARD 3.
““Të premten nga Brukseli morëm miratim zyrtar që të vazhdojmë më tej me katër masat në kuadër të IPARD 3, të cilat paraprakisht i realizuam në programin IPARD 2, pa procedura të vështira administrative. Ky është edhe një konfirmim se pa dallim të hetimeve që i zhvillon OLAF-i, Maqedonia e Veriut mori leje nga Brukseli që të vazhdojë më tej me tempon e njëjte. Mbetet akoma Brukseli të na e dërgojë marrëveshjen financiare në të cilën saktësisht do të ceket buxheti për vite dhe masa, të cilën duhet ta nënshkruajë zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq dhe menjëherë më pas do ta shpallim konkursin e parë për programin IPARD 3”, tha ministri Ljupço Nikollovski
Nikollovski gjithashtu informoi se konkursi i fundit nga IPARD 2 do të shpallet më 4 gusht. /KlanMacedonia/