Nikolloski: Ftojë qytetarët që sërish sonte të dalin në protesta para Qeverisë

Nënkryetari i partisë, së VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikolovski, pas takimit në Klubin e Deputetëve të grupeve të punës së partive politike për të shqyrtuar propozimin e fundit francez tha se kanë paraqitur gjashtë kërkesa për ndryshimin e kornizës së negociatave, të cilat, siç theksoi, nuk i kanë dëgjuar autoritetet, për këtë arsye ka bërë thirrje për protesta.

“Ne vlerësojmë se nuk ka nevojë të ketë ndryshime kushtetuese që të fillojnë bisedimet me BE-në. Tek pushteti nuk ka vullnet për këtë. Për këtë shkak i ftojë qytetarët që sërish sonte të dalin në protesta para Qeverisë”, ka thënë Nikollovski/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share