Në një deklaratë nga Qendra e Nigerisë për Kontrollin e Sëmundjeve (NCDC), thuhet se epidemia e meningjitit është përhapur në shtetin dhe kryeqytetin Abuja
Në Nigeri, 56 persona kanë vdekur për shkak të epidemisë së meningjitit.
Në një deklaratë nga Qendra e Nigerisë për Kontrollin e Sëmundjeve (NCDC), thuhet se epidemia e meningjitit është përhapur në shtetin dhe kryeqytetin Abuja.
Në deklaratë theksohet se janë zbuluar 961 raste me meningjit dhe 56 prej pacientëve kanë vdekur.
Në deklaratë, ku thuhet se ka nisur një studim për të kontrolluar epideminë, paralajmërohet se ata që kanë dhimbje në qafë dhe kokë duhet të drejtohen menjëherë në spital.
Deklarata nënvizoi angazhimin e NCDC-së ndaj qëllimit global për të mposhtur sëmundjen deri në vitin 2030.
Meningjiti, i cili prek të gjithë trupin duke filluar nga truri, mund të transmetohet përmes ajrit./AA