Ngjyra e oqeaneve ka ndryshuar gjatë 20 viteve të fundit dhe ndryshimi ka ndodhur nën sytë tanë, si pasojë e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu. Sipas matjeve dhe vëzhgimeve të realizuara nga MIT, “National Oceanography Center” dhe NASA, ndryshimet në tonalitetet kromatike te ujërave kanë ndodhur mbi 56 % të sipërfaqes oqeanike.
Në disa zona te veçanta të oqeaneve tropikale në afërsi të ekuatorit ngjyra është bërë më e gjelbër, dhe kjo vjen si reflektim i ndryshimeve në ekosisiteme, që janë bërë pre e ndryshimeve klimatike, duke u rritur në këtë mënyra prania e algave njëqelizore që i japin këtë tonalitet.
Edhe në bazë të parashikimeve të realizuara para 21 vitesh theksohej se ky fenomen ishte i pritshëm te ndodhte, duke u bazuar në kalkulime dhe në fakt analizat e mëpasme e deri më sot, e konfirmojnë me saktësi këtë gjë.
Puna studimore është publikuar në revistën shkencore ndërkombëtare “Nature”.
Klan News