Ngjarjet më të rëndësishme të “showbizit” për vitin 2023

Ndarjet dhe romancat më të bujshme nga bota e personazheve të njohura

Në vitin 2023 pati romancat e reja dhe ndarje të bujshme, por edhe shumë pritje të ëmbla.

Romanca më e zhurmshme padyshim e vitit ka qenë ajo e Taylor Swift dhe Travis Kelce. Kjo marrëdhënie shënoi bashkimin midis dy prej personazheve më me ndikim në kulturën pop amerikane dhe atë të Ligës Kombëtare të Futbollit. I ashtuquajturi “Swift Effect” bënë që interesi për ndeshjet, ku luante futbollisti amerikan të rritej pasi fansat spekulonin se artistja fituese e shumë çmimeve Grammy do të shfaqej në stadium për të mbështetur personin e zemrës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në botën e shoubizit nuk mungojnë kurrë lajmet nga familja Kardashian dhe Jenner. Por këtë vit, mediat rozë komentuan lidhjen e biznesmenes amerikane Kylie Jenner, e cila u fotografua duke u puthur me aktorin Timothee Chalamet në Shtator. Që atëherë, ata kanë bërë edhe dalje të tjera publike.

Ndërkohë motra e Jenner, modelja Kendall Jenner, përjetoi një romancë të furishme me reperin portorikan Bad Bunny, fitues të çmimit Grammy. Por kjo romancë nuk zgjati shumë dhe çifti u nda. Një burim për Entertainment Tonight u shpreh se të dy “janë marrë me gjërat e veta kohët e fundit dhe ndjenjat mes tyre nisën të zbeheshin”.

“Ata e dinin se kjo nuk do të ishte një lidhje që do të zgjasë përgjithmonë dhe kjo ishte e dyanshme që në fillim. Ata kanë axhenda shumë të zëna, e dinë që janë ende të rinj dhe kanë shumë për të kaluar përpara se të kenë diçka serioze”, theksoi më tej ky burim.

Lidhja e tyre nisi të përflitej në Shkurt, por çifti u tregua shumë i rezervuar. Në një intervistë për Vanity Fair, Bad Bunny tha se nuk i detyrohej askujt një shpjegim publik për jetën e tij personale.

Aktorët Zoe Kravitz dhe Channing Tatum, të cilët u lidhën për herë të parë në vitin 2021, thuhet se u fejuan, ashtu si edhe ylli i “Stranger Things”, Millie Bobby Broën, që ndau foto me ndjekësit e saj në rrjetet sociale duke mbajtur një unazë diamanti ndërsa ishte në përqafim me partnerin Jake Bongiovi.

Postimet e dashurisë kanë qënë të ndërsjellta pasi Bongiovi, djali i rokerit Jon Bon Jovi, ndau gjithashtu në fillim të lidhjes së tyre të dashurisë dy foto me partneren e tij me mbishkrimin “Përgjithmonë” shoqëruar edhe me një zemër.

Disa muaj pasi fitoi një Oscar për aktoren më të mirë dhe hyri në histori si gruaja e parë aziatike që fitoi në këtë kategori, Michelle Yeoh u martua me partnerin e saj prej kohësh Jean Todt. Çifti u takuan për herë të parë në Qershor 2004.

Ylli i muzikës Adele nxiti thashethemet se ishte martuar me partnerin e saj, agjentin sportiv amerikan Rich Paul, pasi ajo u dëgjua duke iu referuar atij si ” bashkëshorti im” ndërsa komunikonte me një fans gjatë koncertit të saj “Weekends With Adele” në Shtator. Një video që qarkulloi në rrjetet sociale u shpërnda gjerësisht nga mediat e huaja dhe u komentua nga gazetarët si konfirmin për romancën e tyre, megjithëse vetë ata nuk kanë folur më publikisht për romancën e tyre.

Aktorët e njohur dhe fituesit e çmimit Oscar, Robert De Niro dhe Al Pacino, bënë bujë kur bënë me dije se ishin bërë me fëmijë në moshën 79 dhe 83 vjeç. De Niro bëri të ditur se partnerja e tij kishte sjellë fëmijën e tij të shtatë gjatë një interviste për promovimin e filmit të tij të fundit “About My Father”. Aktori ka qenë i lidhur me të dashurën Tiffany Chen që nga viti 2021.

Nga ana tjetër, Al Pacino, i përfshirë në disa projekte kinematografike kohën e fundit, përfshirë filmin “The Irishman”, mirëpriti fëmijën e tij të katërt një muaj më vonë me të dashurën e tij, producenten Noor Alfallah, e cila është 29 vjeç.

Por nuk janë vetëm personazhe të njohur nga bota e kinematografisë që janë komentuar për lajme të tilla. Këngëtarja Rihanna solli në jetë djalin e saj të dytë, Riot, me partnerin, reperin A$AP Rocky. Artistja është nënë e dy djemve ndërsa ka lënë të kuptohet në një intervistë të fundit se nuk do të ndalet me kaq pasi ka shumë dëshirë të bëhet nënë e një vazje.

Ylli i “Reality TV”, Kourtney Kardashian dhe bashkëshorti i saj muzikant Travis Barker sollën në jetë këtë vit një djalë. Çifti, i cili u martua vitin e kaluar, janë prindër të gjashtë fëmijëve nga lidhjet e tyre të mëparshme.

Modelja Naomi Campbell njoftoi përmes Instagramit se kishte sjellë në jetë një djalë. 53-vjeçarja ka një vajzë më të madhe, të lindur në vitin 2021.

Aktoja Lindsay Lohan dhe bashkëshorti i saj financier Bader Shammas mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, një djalë të quajtur Luai.

Modelja e njohur Chrissy Teigen dhe muzikanti John Legend mirëpritën dy fëmijë këtë vit. Teigen, e cila pësoi abort spontan në Tetor 2020, lindi një vajzë, Esti, në Janar dhe një djalë nëpërmjet një nëne surrogate në muajin Qershor.

Por viti 2023 nuk ishte vetëm viti i romancave. Shumë të tjerë të famshëm u ndanë dhe njoftuan divorcin me partnerët e tyre. Jada Pinkett Smith zbuloi se ajo dhe bashkëshorti Will Smith ishin ndarë prej shtatë vitesh, një lajm që tronditi jo pak fansat. Duke folur hapur për martesën e saj për herë të parë që kur bashkëshorti i saj u bë kryefjala e mediave ndërkombëtare kur goditi me shuplakë komedianin Chris Rock gjatë ceremonisë së çmimeve Oscars në 2022, 52-vjeçarja u shpreh se ata vijojnë ende të jenë të martuar ligjërisht, por jetojnë të ndarë. Jada dhe Will u martuan në vitin 1997 dhe kanë dy fëmijë së bashku, Jaden, 25 dhe Willow 22-vjeç. Will ka një fëmijë të tretë, nga një lidhje e mëparshme.

Por të njëjtën tronditje fansat pësuan me aktoren Maryl Streep e cila kishte më shumë se 6 vite e ndarë megjithëse publiku dhe mediat nuk e dinin si fakt. Street dhe Don Gummer u martuan në 1978.

Këngëtarja Britney Spears dhe Sam Asghsari njoftuan ndarjen e tyre pas një viti martesë. Çifti ishte së bashku për gjashtë vjet dhe u martuan pasi Spears u lirua nga kujdestaria ligjore, e cila zgjati plot 13 vite. Për divorcin, modeli deklaroi se me këngëtaren do të ndahej për shkak të dallimeve që kishte mes tyre.

Ylli i “Modern Family” Sofia Vergara dhe Joe Manganiello njoftuan ndarjen e tyre pas shtatë vitesh martesë. Sipas medias rozë TMZ thuhet se ishte vetë ishte ai që kërkoi divorcin nga Vergara, duke përmendur faktin se ata kanë interesa dhe karkatere të ndryshme.

Manganiello përshkruhet si një person argëtues, i cili kënaqet me aktivitete të tilla si të shkuarit në koncerte, të qëndrojë në shtëpi për të luajtur me video-lojëra dhe të shikojë filma. Nga ana tjetër, Sofia Vergara i pëlqejnë më shumë udhëtimet luksoze dhe darkat.

Anëtarja e grupit të njohur muzikor BLACKPINK, Jisso dhe aktori dhe modeli Ahn Bo Hyun ishin në një lidhje të shkurtër. Këngëtarja e “How You Like That” dhe aktori kishin bërë publike lidhjen e tyre në gusht, por u ndanë disa muaj më vonë. Shkaqet megjithatë mbeten mister.

Manjati i medias, Rupert Murdoch u fejua me ish-prezantuesen radiofonike, Ann Lesley Smith dhe kishin në plan të martoheshin.

Megjithatë, më pak se një muaj më vonë, dyshja vendosi të anulonte ceremoninë e dasmës. Nëse kjo lidhje do të funksionente, martesa do të ishte e pesta për 92-vjeçarin pasi ai finalizoi divorcin e tij nga aktorja dhe modelja Jerry Hall në vitin 2022.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share