Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Greqi, ku një shqiptar ka humbur jetën dhe një tjetër nga Kosova është plagosur. Incidenti ndodhi në Burgun e Koridhalos pas një përleshjeje me thika.
Viktima është Alfons Ndoci, 35-vjeçar, i cili ishte i dënuar për vrasje. Altin Vokrri nga Gjakova është i plagosur. Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e këtij rasti të rëndë.