Ngjarje e rëndë në Lipjan të Kosovës, babai vret djalin, gruan dhe nënën

Një rast tragjik ka ndodhur sot në fshatin Rufc të Lipjanit, raporon Indeksonline.

Burimet fillestare pohuan se bëhet fjalë për vrasje të trefishtë.
Indeksonline raporton se një person dyshohet të ketë vrarë djalin, nënën dhe gruan e tij.

Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor.

Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen” pohoi Ahmeti./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share