Të organizosh një samit të tillë është shumë punë e madhe, thotë analisti Ibrahim memeti, i cili në Klan Debat shton se, ata që flasin kundër nuk kanë lidhje me këto organizime. Nga televizori, siç thotë Memeti, krejtve iu duket “kollaj”.
“Unë mendoj se një ngjarje e këtillë për një shtet të vogël si Maqedonia, me resurset që i ka dhe konstelacionin politik që e ka brenda, mendoj se e vendos në hartën botërore të diplomacisë”, tha mes tjerash Ibrahim Memeti./KlanMacedonia