Lufta po bëhet edhe me motin. Për ta kuptuar do ju sjellim vetëm një shembull, fermerin Andrea Ferrini. Dhe duket sikur ai është në ballë të kësaj lufte, që në fakt nuk është se po ia del mirë.
Në fillim, frutat dhe misri iu thanë në një ngricë të fortë. Më pas, u godit nga shirat e fuqishme dhe përmbytjet. Kjo u ndoq nga një valë e jashtëzakonshme të nxehti për të përfunduar me një stuhi breshëri.
Nuk kishte si të shkonte më keq për 52-vjeçarin italian, i cili e ka fermën prej 15 hektarësh që prej vitit 2003. Ai prodhon rrush, kivi, pjeshka dhe misër.
Në një vit normal, italiani prodhon 1 mijë kuintalë fruta dhe rrush, por këtë vit pret që të korrë 200-300 kuintalë.
Telashet i nisën këtë vit në Prill ku pati një ngricë të rrallë. Pas një muaji, shirat e fuqishme dhe përmbytjet pushtuan vendin. 15 persona humbën jetën, ndërsa vendi humbi miliarda euro si pasojë e dëmtimeve në bujqësi.
Pas kësaj, erdhi i nxehti. Pre një jave në Itali janë regjistruar temperatura rekord. “Puçi” zyrtar i erdhi pas një stuhie breshëri që shkatërroi shumë nga të korrurat.
Megjithatë, kjo nuk e zmbraps aspak atë. “Jam i zhgënjyer, por nuk do të tërhiqem. Nuk do të tërhiqem, sepse besoj”, tha Ferrini./tvklan.al