Nga nesër fillon shpërndarja e 100 kuponëve për mamografi falas nga Komuna e Gostivarit

Komuna e Gostivarit, nga dita e nesërme 23/01/2024 (e martë) fillon me shpërndarjen e 100 kuponëve për mamografi dhe kontroll falas për të gjitha gratë dhe vajzat.

Përparësi kanë gratë dhe vajzat që kanë një diagnostifikim të mëhershëm me kancer të gjirit dhe i kanë të domosdoshme mamografitë, si dhe të gjitha ata që kanë nevojë për kontroll preventive.

Marrja e kuponëve mund të bëhet çdo ditë pune nga ora 13:00 në hapësirat e Komunës së Gostivarit, kurse mamografitë do të bëhen te ordinanca “Romedical”.

Komuna e Gostivarit, përveç sigurimit të 100 mamografive falas, vazhdimisht përmes fushatave të ndryshme ka ndërgjegjësuar dhe sensibilizuar për kancerin e gjirit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share