Kallëzim penal për dy shtetas të Bullgarisë që përfitonin para duke i mashtruar qytetarët e Maqedonisë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se Sektori për Punë të Brendshme Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër personave K.I.(51) dhe G.M.(56), të dy nga Bllagoevgradi, Republika e Bullgarisë, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e 21 veprave penale “mashtrim”.
“Të akuzuarit në periudhën prej datës 17.08.2022 deri më 10.09.2022, kanë telefonuar disa të moshuar nga Ohri dhe duke u prezantuar rrejshëm, i kanë njoftuar se në aksidente trafiku janë lënduar rëndë anëtarë të familjes së tyre. Në të njëjtën kohë, duke i mashtruar, të dëmtuarve u premtuan se me një shumë të caktuar parash do t’i ndihmojnë për t’i liruar nga përgjegjësia penale”.
Mes tjerash nga MPB njoftojn se personat në fjalë në këtë mënyrë,  të pandehurit kanë shkaktuar ankth te qytetarët e dëmtuar, ndërsa në tri raste nga të dëmtuarit kanë marrë para, me të cilat kanë përfituar përfitim pasuror të kundërligjshëm në shumë prej 1.077.320 denarë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share