Nga ndërhyrja në gjoks te një kontratë fshehtësie, Julia Fox rrëfen kërkesat e çuditshme të Kanye West

Lidhja e Julia Fox dhe Kanye West nuk zgjati më shumë se një muaj, por mjaftoi që të nxiste thashetheme dhe lajme rozë. Dinamikat e vrullshme janë publikuar në librin e aktores, “Down the Drain” e madje, mund të konsiderohet fat fakti që Fox nuk ka pranuar të firmosë një kontratë fshehtësie me reperin.

West donte të paguante për një ndërhyrje estetike në gjoks

Fox kujton një moment të “sikletshëm” gjatë një loje me letra me West, i cili i sugjeroi të bënte një ndërhyrje në gjoks, e madje u ofrua të paguante.

Do të të paguaj ndërhyrjen nëse do”, shkruan aktorja e cila më tej përshkruan sikletin e situatës: “Fjalët e tij u ngjitën si push në rrobat e mia. Nuk mund ta shkund ndjesinë e sikletit”.

Aktorja mendon se Kanye e përdori për t’u hakmarrë ndaj Kim Kardashian

Pas ndarjes, Julia reflekton mbi qëllimet e tij të vërteta në këtë marrëdhënie. Ajo shkruan se ndihej si  “një ushtar në një plan të madh për t’u hakmarrë ndaj ish-gruas”.

Reperi censuroi esenë e Fox për revistën “Interview” ku ajo fliste për romancën e tyre

Çifti e bëri të ditur romancën përmes një shkrimi të aktores të publikuar në “Interview” ku ajo shkroi  për takimet e tyre. Në shkrim, Fox flet se sa i mrekullueshëm është Kanye si partner, por në fakt fjalët mund të mos jenë të sajat. Në libër ajo shprehet se West e nxiti për shkrimin por nuk ishte i kënaqur me të ndaj i dërgoi artikullin e tij që u publikua në emër të Fox.

Kanye merrte me vete një stilist sa herë që takonte aktoren

Kontrolli i Kanye mbi veshjet e partnereve të tij nuk është i panjohur, por Fox zbulon një shtresë tjetër të fiksimit të tij. Julia shkruan se sa herë takoheshin, ai merrte me vete një stilist që ta vishte aktoren sipas miratimit të tij.

Ndarja erdhi pas një zënke për miqtë e aktores dhe ekipit të tij

Ndarja ka ndodhur gjatë Javës së Modës në Paris. West i kërkoi Fox që mos të merrte miqtë në udhëtime dhe ajo iu kundërpërgjigj se ai nuk kishte pse të merrte ngado ekipin e stilistëve. Pas debatit, Kanye nuk i foli për një muaj dhe kjo solli ndarjen mes tyre.

Fox refuzoi të firmoste një kontratë fshehtësie

Pas ndarjes, Fox kujton se si West dërgoi një asistent në shtëpinë e saj me një kontratë fshehtësie. Ajo thotë se reperi i dërgoi një mesazh ku shkruhej “Nuk mund të jem shok me ty nëse nuk e firmos”. “Do të jetoj”, iu përgjigj aktorja.

Aktorja dhe reperi ishin kryefjala e mediave gjatë Janarit 2022. Kanye sapo ishte ndarë nga Kim Kardashian, ndërsa Fox po spikaste për veshjet e guximshme dhe karakterin shprehës./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share