Nga mesnata, çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,29 % në raport me vendimin e datës 30.3.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 2,499 %, te nafta ka ulje për 1,683 %, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 1,420 % dhe te mazuti rritja është për 2,395% .

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,128%.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,00 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 0,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 rritet për 1,00 den/litër, ndërsa çmimi i
shitjes me pakicë i ЕUROSUPERIT BS-98 rritet për 0,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,652 den/kg dhe do të jetë 39,391 den/kg.

Nga data 4.4.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 83,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 85,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 72,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 71,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 39,391 (denarë/kilogram)

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 4.4.2023. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share