Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,88% në raport me vendimin e datës 29.8.2022.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,00 den/l.
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V), të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) dhe të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë.
Nga data 2.9.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 87,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 90,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 101,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 97,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 53,955 (denarë/kilogram)
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 3,852 %, te nafta për 0,416 %, te vaji ekstra i lehtë për 0,105 % dhe te mazuti ulja është 0,587 % .
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,092%.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 2.9.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.
Lexo gjithashtu
Ligji për mbrojtjen e fëmijëve/ Siljanovska: Nuk kam përdorë veton për të fyer ndonjë gjuhë apo komb
MICKOSKI: NENET 9 DHE 10 TË LIGJIT PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE DO TË NDRYSHOHEN Edhe pse refuzoi ta…
07.01.25 14:12
Thaçi: Qëllimi i VMRO DPMNE-së është të mos krijojë koalicion me BDI-në, e cila është potenciali i vërtetë i fuqisë politike shqiptare
Në një deklaratë të dhënë për emisionin “Debat Plus”, Menduh Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), ka…
22.03.24 20:38
Thaçi: Kurti të mos ndërhyjë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi kërkon nga Albin Kurti që të mos ndërhy në zgjedhjet që do të…
18.01.24 15:25