Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,13% në raport me vendimin e datës 11.7.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 6,272 %, te nafta për 2,286 %, te vaji ekstra i lehtë për 1,722 % dhe te mazuti për 3,656% .
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 ulen për 3,00 denarë/litër.
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V), të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) dhe të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë.
Nga data 16.7.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 102,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 104,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 100,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 98,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 50,903 (denarë/kilogram)
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 1,742%.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 16.7.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.
Lexo gjithashtu
Vrasja e migrantes: Motra kërkon drejtësi për Fatmata?!
“LUFTONI ME NE, POLICIA GËNJEN” Motra e migrantes 23-vjeçare Fatmata nga Siera Leone, e vrarë nga policia e…
25.05.23 13:02
Micotakis për “Ta nea” – mesazhi për RMV-në kryetitull në gazetë!
RAPORTET SHKUP – ATHINË Mesazhin se “Rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut kalon nëpër Greqi dhe mund të…
25.05.24 12:47
Parashikimi i motit për sot në Maqedoninë e Veriut
Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare lokale.…
06.08.24 08:14