Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,13% në raport me vendimin e datës 11.7.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 6,272 %, te nafta për 2,286 %, te vaji ekstra i lehtë për 1,722 % dhe te mazuti për 3,656% .
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 ulen për 3,00 denarë/litër.
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V), të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) dhe të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë.
Nga data 16.7.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 102,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 104,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 100,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 98,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 50,903 (denarë/kilogram)
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 1,742%.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 16.7.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.
Lexo gjithashtu
SPB-Tetovë jep informatat e para për ngjarjen në Tetovë
Sonte në Tetovë ka pasur disa krisma me kallashnikov nga një person drejt një shtëpi, por nuk ka…
11.04.24 22:55
MSH: 792 raste të reja, dy viktima, 317 të shëruar
NUMRI I RASTEVE AKTIVE NË NIVEL VENDI – 3.595 Konform të dhënave nga ISHP-ja, MSH-ja njofton se gjatë…
20.07.22 13:47
KSHZ: Zgjedhjet e dyfishta do të kushtojnë gati 17 milionë, nga të cilat 10 milion euro janë për reklama politike
Shehu: Reklamat politike paguhen 30 ditë pas përfundimit të rezultateve Zgjedhjet e dyfishta që do të mbahen në…
24.01.24 15:15