Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,85% në raport me vendimin e datës 29.6.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 0,573 %, te nafta për 3,326 %, te vaji ekstra i lehtë për 3,241 % dhe te mazuti ka rritje për 1,197% .
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 2,00 den/litër.
Nga data 2.7.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 109,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 111,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 104,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 103,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 53,305 (denarë/kilogram)
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,013%.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 2.7.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.
Lexo gjithashtu
245 sanksione për vozitje të shpejtë
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (03.08.2023) ka kryer kontroll aksionar në territorin e Republikës…
09.03.23 10:07
Gashi: Kush e dëshiron ndryshimin vjen me ne, kush nuk dëshiron le të vazhdojë me këtë gjendje nga ky pushtet i korruptuar
Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi gjatë konferencës së sotme për media të frontit opozitar, u pyet edhe…
27.10.23 12:29
S’mund të mjekohen pasi presin një orë për parking
MINISTRI SALI PA PROBLEM ERDHI E SHKOI ME VETURË Kështu është çdo ditë në Qendrën Klinike në Shkup.…
01.10.22 16:30