Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,09% në raport me vendimin e datës 6.6.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 0,800 %, te nafta për 3,797 %, te vaji ekstra i lehtë për 3,933 % dhe te mazuti për 0,340% .
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 3,00 den/litër.
Nga data 9.6.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 110,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 112,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 104,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 102,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 55,508 (denarë/kilogram)
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,056%.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 9.6.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.
Lexo gjithashtu
Rriten për 5% pagat për të punësuarit në MPB
Qeveria në mbledhjen e sotme të 65-të e angazhoi ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski t’i ndërmarrë…
27.07.22 11:48
Lavrovi në Shkup përmes Greqisë – Bullgaria nuk dha leje për Zaharovën!
BLINKEN NË DARKËN JOFORMALE, MBRËMË U LARGUA NGA SHKUPI DREJT IZRAELIT Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, të…
30.11.23 13:06
KSHZ-ja përcaktoi, por edhe refuzoi disa lista për zgjedhjen e deputetëve në Kuvend
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot pasdite, në kuadër të seancës së 96-të, ka përcaktuar listat për zgjedhjen…
12.04.24 18:14