Nga Kina mbërrin ilaçi që zgjat jetën, aktualisht në fazë eksperimentale

Nga Kina mbërrin ilaçi që zgjat jetën. Tani për tani në fazë eksperimentale tek kaviet e laboratorit, por që shkencëtarët thonë se premton shumë.

Grupi kërkimor është frymëzuar nga një traditë antike e praktimit të agjerimit, dhe mbi këtë bazë ka krijuar ilaçin që sipas tyre i bën krijesat te jetojnë më gjatë dhe më shëndetshëm.

Duke stimuluar efektet e agjerimit në qeliza, ilaçi me bazë aldometanib bën të aktivizohet një enzimë që shërben si rregullatore e energjide dhe redukton akumulimin e yndyrnave. Përbërja kimike mund të përdoret tek njerëzit edhe si terapi për të trajtuar shqetësimet metabolike si diabeti apo mëlçia e dhjamosur.

Në rastet e ekperimentit, tek kaviet jetëgjatësia është rritur me 7.5% dhe njëkohësisht ka patur përmiresimë të dukshme në organizmin e tyre veçanërisht në uljen e nivelit të glukozës në gjak e përmirësim të gjendjes se problemeve me mëlcinë dhe përmirësim të formës fizike me humbje te masës dhjamore.

Rezultatet e të gjithë kësaj pune kërkimore janë publikuar në revistën shkencore Nature Metabolism.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share