Nga java e ardhshme 50 produkte ushqimore me lirim prej 10%

S’KA MË “AKSION” TË PRODUKTEVE USHQIMORE NË SUPERMARKETET

S’ka më shitje me aksion të produkteve ushqimore, supermarketet produktet me afat të afërt të skadimit do t’i shesin vetëm me mbishkrim të posaçëm se produkti ka afat të shkurtër të skadimit.

Këtë sot kanë diskutuar ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me pronarët e supermarketeve dhe inspektoratin e Tregut.

Ai paralajmëroi se qeveria të martën do të votojë vendimin që nga java tjetër të ketë 10% ulje të çmimit të rreth 50 produkteve bazë të ushqimit.

“Bëhet fjalë për diku 50 produkte ushqimore kryesisht, si fazë e parë, ku prtishmëritë edhe të Minsitrisë së Ekonomisë, por edhe me vendim që do të jetë në formën e shkruar, do të jetë që zvogëlimi i atyre produkteve të jetë minimum 10 për qind nga çmimi i cili ka qenë paraprakisht para disa muajve, do të jetë ose çmimi në korrik ose çmimet që kanë qenë kryesisht në gusht” – deklaroi Bekteshi.

Drejtori i Inspektoratit të tregut tha se çmimet janë rritur në mënyrë enorme.

“Për momentin në ligji janë të paraparë dënime, mes tyre është edhe mbyllja e supermarketeve dhe marrja e mallrave por do të presim deri të martën që në seancën e Qeverisë do të definohet gjithçka. Poashtu edhe pronarët e supermarketeve janë pro kësaj mase mbase të gjithë e dimë se çmimet janë rrotir në mënyrë enorme” – tha Goran Trajkovski, drejtor i Inspektoratit të Tregut.

Ministri poashtu informoi se nga java tjetër do të bëhet zgjidhje ligjore ku inspektorët do të kenë më tepër kompetenca, me qëllim që të parandalohet rritja e padrejtë e çmimeve. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share