Nga Durrësi drejt Italisë me makinën të mbushur me heroinë, prangoset shqiptari me Mercedes

Një sasi heroine është sekuestruar në Ankona të Italisë nga policia, ndërsa në pranga ka rënë një 50-vjeçar shqiptar si transportues i lëndës narkotike.

I arrestuari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte nisur nga Porti i Durrësit me destinacion Italinë. 50-vjeçari udhëtonte me një makinë Mercedes, sipas shtypi italian, dhe droga ishte fshehur në sediljet e pasme të automjetit.

Nga kontrollet e autoriteteve italiane u gjetën dhe sekuestruan 24 kg heroinë e ndarë në 43 pako, që nëse hidhej në treg do të kapte një vlerë rreth 1 milion Euro.

Prokurorja italiane dyshon se i arrestuari është vetëm një korrier i kësaj sasie të konsiderueshme heroine. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share