Që pas pushtimit të Ukrainës vitin e kaluar, Presidenti rus Vladimir Putin padyshim ka humbur shumë miq. Por, ka disa personazhe mjaft të njohur të cilët i kanë qëndruar besnikë, ku përfshihen aktorë dhe muzikantë të Hollywood. Edhe pse janë pro Putinit, ata janë shprehur po ashtu kundër luftës.
Ekzistojnë foto që dëshmojnë qartazi marrëdhëniet e mira dhe takimet mes Putin dhe të famshmëve si Leonardo DiCaprio apo ylli i arteve marciale Jean-Claude Van Damme. Këta persona thuhet se i qëndrojnë besnik Putinit pavarësisht se nuk pajtohen me luftën në Ukrainë.
-Aktori i njohur Van Damme vizitoi Ukrainën muajin e kaluar dhe u filmua duke thirrur “Lavdi Ukrainës”. Në vitin 2007, Van Damme, vajza e tij dhe Putin (gjithashtu një i apasoniuar pas arteve marciale) u takuan së bashku në Shën Petersburg të Rusisë.
Putin & Van Damme–
Leonardo DiCaprio u takua me Putinin në vitin 2010 për të diskutuar mbi rrezikimin e Tigrit Siberian. Që atëherë, aktori ka financuar shumë grupe humanitare që veprojnë në Ukrainë. Një muaj pasi Rusia nisi sulmin e saj, DiCaprio dhuroi për grupe, duke përfshirë Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët dhe ‘Save the Children’.
DiCaprio & Putin
-Aktori francez Gérard Depardieu u bë shtetas rus në vitin 2013 me urdhër të vetë Putin, pasi kjo gjë do ta ndihmonte aktorin lidhur me taksat në Francë. Por megjithatë, Depardieu mbetet kritik ndaj luftës. Në një letër drejtuar televizionit shtetëror në kohën kur mori shtetësinë ruse ai tha: Unë e dua shumë presidentin tuaj, Vladimir Putin, dhe është e ndërsjellë. Pas luftës, Depardieu tha në një intervistë për Agence France-Presse: “Rusia dhe Ukraina kanë qenë gjithmonë vende vëllezër. Unë jam kundër kësaj lufte vëllavrasëse. I them Putinit ndalo armët dhe negocio! Në mars 2022, menjëherë pasi Rusia pushtoi Ukrainën, mediat franceze raportuan se Depardieu u bë shtetas i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Depardieu & Putin
-Në vitin 2003, këngëtari i Beatles Paul McCartney vizitoi Kremlinin për të performuar për Putinin. Por, që nga lufta, ai ka treguar solidaritetin e tij me Ukrainën. Në Prill të vitit të kaluar, McCartney valëviti flamurin ukrainas ndërsa nisi turneun e tij botëror 2022.
McCartney & Putin
-Pasi udhëheqësin rus i kishte shprehur se e pëlqente shumë filmin “One Flew Over the Cuckoo’s Nest”, akori Jack Nicholson vendosi t’i ofrojë Putinit një rol si producent. Por, edhe Nicholson ka dalë në mbështetje të Ukrainës.
Nicholson & Putin
-Ndoshta mbështetësi i tij më publik është aktori i Hollywood-it Steven Seagal, i cili gjithashtu u bë shtetas rus në vitin 2016 pasi Putini i dha personalisht pasaportën. Aktori më parë ka mbështetur aneksimin e Krimesë në vitin 2014 dhe është gjithashtu në mbështetje të pushtimit të vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë. Seagal, i cili është 70 vjeç, është i njohur për paraqitjet e tij në disa filma aksion duke përfshirë “The Patriot” dhe “Above the Law”. Në vitin 2017, Ukraina e ndaloi Seagal-in të hynte në vend për arsye të sigurisë kombëtare, raportoi The Guardian.
Steven Seagal
-Roger Waters, bashkëthemeluesi i grupit rock Pink Floyd, iu drejtua Këshillit të Sigurimit të OKB-së me ftesë të Rusisë muajin e kaluar. Në fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së më 8 Shkurt, ai bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë. Në një intervistë tjetër me Berliner Zeitung në shkurt, Waters tha se Putin “qeveris me kujdes, duke marrë vendime në bazë të një konsensusi në qeverinë e Federatës Ruse”.
Roger Waters
-Në Tetor të vitit të kaluar, ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi u mburr për miqësinë e tij me Putinin dhe tha se lideri rus i dërgoi atij 20 shishe vodka dhe një “letër shumë të ëmbël” për ditëlindjen e tij. Në një regjistrim sekret, të publikuar në tetor nga LaPresse, Berlusconi mund të dëgjohet duke u folur ligjvënësve gjatë një takimi parlamentar për marrëdhënien e tij me Putinin. Madje Berlusconi e ka quajtur Putinin një nga “5 miqtë e tij më të vërtetë”. Berlusconi gjithashtu ka fajësuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy për luftën në Ukrainë.
“Unë e gjykoj, shumë, shumë negativisht sjelljen e këtij zotërie”, shtoi Berluskoni. Por ai e ka dënuar luftën në Prill të vitit të kaluar duke thënë se ishte “thellësisht i zhgënjyer dhe i trishtuar” nga sjellja e liderit rus.
Berlusconi & Putin
-Ish-shefi ekzekutiv i Grupit Formula 1 dhe miliarderi Bernard Ecclestone ka bërë po ashtu deklaratën e bujshme verën e kaluar, duke thënë se do të “merrte një plumb” për Putinin./tvklan.al