BYTYQI: MASA PËR TË GJITHË QË DO TË SHKELIN LIGJIN
Zv. Kryeministri për ÇështjeEkonomike Fatmir Bytyqi paralajmëroi ngrirje të produkteve ushqimore nga 16 marrsi. Ai paralajmëroi masa për të gjithë ata që do të shkelin ligjin.
Përveç ngrirjes e çmimit të bukës nga kjo javë do të hyjnë në fuqi masat e reja për ngrirje të ptodukteve ushqimore këtë e njoftoi mbrëmë zv Kryeministri për Çështje ekonomike Farmir Bytyqi në emisionin Klan Debat. Byqyqi shtoi se po bëhen të gjitha analizat dhe po ndërmerren masat për tu përballur me krizën ekonomike.
“Që nga data 16 mars hy në fuqi ngrirja e çmimeve të produkteve të qumështit dhe brumërave. Pastaj, mendoj se gjatë kësaj jave do të kemi diskutim për ngrirje eventuale të çmimeve të produkteve tjera që hyjnë në produktet bazl ushqimore, po akoma jemi duke bërë analiza” – tha Fatmir Bytyqi.
Ai apeloi që të merren masa për të gjithë që do të shkelin ligjin.
“Thërras komisionin për mbrojtje të konkurueshmërisë që në bazë të rregullave ligjore dhe nëse dëshmohet një gjë e tillë të merr masa në bazë të ligjit ashtu sic e parashikon ligji” – tha Fatmir Bytyqi.
Të gjithë të sillen siç u ka hije, me moral dhe etikë në kohë krize, porositi zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, duke u drejtuar në veçanti kompanive dhe partive politike. Sipas tij, qeveria nuk do të lëshojë pe në lidhje me ngrirjen e çmimeve. /KlanMacedonia/