Braziliani mohon akuzat për korrupsion, rrezikon burg e gjobë
Nejmar sërish para gjykatës. Braziliani ka pohuar se ai firmos vetëm kontratën dhe me negociatat merret babai i tij.
Ylli brazilian i Pari Së Zhërme, Neymar ka pranuar para gjykatës në Barcelonë se ai nuk ishte i përfshirë në negociatat që e dërguar në marrëveshjen nga Santos te Katalanasit. Përpara togave të zeza, 30-vjeçari tha se ishte babai i tij ai që kujdeset për negociatat dhe se për të zgjedhur Barcelonën e shtyu ëndrra e tij e fëmijërisë. Së bashku me Neymar janë në gjyq edhe tetë të pandehur të tjerë, duke përfshirë prindërit e tij, përfaqësuesit e dy klubeve, ish-presidentët e Barçës, Josep Maria Bartomeu dhe Sandro Rosell, dhe ish-presidenti i Santos, Odilio Rodrigues.
Ndaj tyre rëndon akuza për mashtrim dhe korrupsion, me të pandehurit që kanë mohuar çdo shkelje. Gjithçka ka të bëj me verën e vitit 2013, kur Barcelona mori Neymar nga Santos për 17 milionë Euro, por në fakt, shifrat duket se janë akoma dhe më të mëdha. Kartoni i brazilianit besohet t’i ketë kushtuar spanjollëve rreth 82 milionë Euro. Në rast se kjo shkelje do të vërtetohet, futbollisti rrezikon dy vite burg dhe një gjobë prej 10 milionë eurosh, pesë vite burg për Rosell dhe një gjobë prej 8.4 milionë euro për klubin spanjoll.
Klan News